Site icon Telegrafi

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës viziton Kosovën

HSPO 20150806 Ulkoministeri Timo Soini tutkii. Ulkoministerin työhuone, Katajanokka. Kuva: Sami Kero / HS

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, do ta vizitojë Kosovën të martppn

Gjatë vizitës në Kosovë, Soini do ta takojë presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn, ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin dhe të tjerë.

“Temë e diskutimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës dhe Finlandës si dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Përveç kësaj, Ministri Soini do ta mbajë fjalën hyrëse me rastin e hapjes së projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, në forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Finlandës.

Vizita në Kosovë është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor. Soini do ta vizitojë edhe Maqedoninë dhe Serbinë.

Exit mobile version