Telegrafi

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë: Nuk do të zhvillohet ndeshja Serbi-Kosovë

Ndeshja mes Kosovës dhe Serbisë e vlefshme për grupmoshat U-19, nuk do të zhvillohet.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Nebojsa Stefanovic, i cili ka folur edhe për mediat në lidhje me këtë.

Sipas tij ky është vendim i Qeverisë së Serbisë.

Kjo pasi tifozët e Cervena Zvezdës me këngë fyese para ndeshjes Serbi – Kosovë në hendboll, janë mbledhur afër ambienteve ku do të zhvillohej ndeshja.

Vashat e Kosovës U-21

“Kam marr vendimin që turneu kualifikues për hendboll të ekipeve juniorë ndërmjet përfaqësueses së Serbisë dhe të Kosovës të pezullohet”, ka thënë Stevanovic.

Sipas tij kjo është bërë që të mos ketë konflikt mes policëve dhe popullatës serbe. Kjo nuk duhet të ndodh sipas tij për tu zhvilluar një ndeshje, që edhe ashtu është kundër qëndrimeve serbe.

Tifozët e Zvezdës para palestrës ku do të zhvillohet ndeshja

Ndalmi i ndeshjes vjen për shkak të tensioneve të mëdha të krijuara para fillimit të ndeshjes.

Pamje nga stërvitje

Tifozë të shumtë të Cërvena Zvezdës janë të pranishëm para qendrës në të cilën do të zhvillohej përballja.

Përreth kësaj qendre janë 1800 policë të angazhuar për sigurinë e hendbollisteve të Kosovës. /Telegrafi/