Site icon Telegrafi

“Ministri Popovski nuk ka për synim të bëjë trysni ndaj KEMM-së”

Ministri Robert Popovski, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, ka reaguar ndaj deklaratës së Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), duke thënë se ka treguar dashamirësi, dhe jo trysni ndaj KEMM-së.

Nga kabineti i tij thonë se ministri ka theksuar se është i nevojshëm forcimi i standardeve profesionale në aspekt të reagimit në kohë, siç është reagimi i sotëm ndaj ministrit.

Kjo, sipas ministrit, do të ndihmonte në ndërtimin e një besimi më të madh ndërmjet qytetarëve në aspekt të mediave, si edhe trupave vetërregullues. /Telegrafi/

Exit mobile version