Ministri i Policisë në qeverinë e Madagaskarit, ka bërë të ditur se ka notuar 12 orë deri në një zonë më të sigurte, pasi që helikopteri i tij ishte rrëzuar në det.
“Nuk është akoma koha të vdesë”, tha ministri Serge Gelle, transmeton Telegrafi.
Siç raporton BBC, dy miq të zyrtarit shtetëror po udhëtonin me të në helikopter kur ndodhi fatkeqësia.
Ata po vëzhgonin një rajon në verilindje të vendit, ku ishte fundosur një anije me pasagjerë, ku si pasojë humbën jetën 39 persona.
Megjithatë akoma nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopterit, por 57-vjeçari tha se pas rrëzimit kishte notuar nga ora 7:30 e mbrëmjes e deri në 7:30 të mëngjesit – duke arritur në Mahamba.
Ai nuk ishte lënduar, por se kishte shumë të ftohtë për faktin se kishte kaluar shumë kohë në ujë.
“Dua ta transmetoni këtë video që familja ime dhe kolegët ta shohin. Jam gjallë dhe shëndosh”, tha Gelle para fshatarëve në Mahamba.
Shefi i policisë Zafisambatra Ravovai, theksoi për AFP që Gelle kishte përdorur ulësen e helikopterit si mjet për lundrim.
“Gjithmonë ka pasur një lloj qëndrueshmërie, këtë ritëm e ka ruajtur edhe si ministër”, shtoi Ravoavi.
Gelle ka punuar në polici për 30 vite para se të emërohej ministër në gusht të këtij viti. /Telegrafi/
♦️Le GDI Serge GELLE, un des passagers de l'hélicoptère accidenté hier a été retrouvé sain et sauf ce matin du côté de Mahambo.
☑️ Les sapeurs sauveteurs de la #4°UPC ont également retrouvé le carcasse de l'hélicoptère au fond de la mer. pic.twitter.com/sP2abwTMwB— Ministère des Forces Armées (@MDN_Madagascar) December 21, 2021