Ministri polak i Mjedisit, Michal Wos njoftoi sot se ishte testuar pozitiv për coronavirus.
Wos vendosi të testohej pasi kishte takuar një punonjës të infektuar të Institutit Shtetëror të Pyjeve.
Ministri është vendosur nën karantinë.
Wos siguroi se ishte mirë.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller shkroi në Twitter se persona
të cilët kishin pasur kontakte me Wos iu nënshtruan procedurave përkatëse. /ATSH/