Site icon Telegrafi

Ministri po e quan problem artificial edhe mungesën e kontrastit në koronarografi (Video)

Mungesa e kontrastit si material harxhues po pengon kryerjen e koronarografisë.

Mjekët në klinikën e kardiologjisë kanë thënë t’u jenë drejtuar institucioneve përkatëse me shkrim për të kërkuar furnizim.

Mungesat e shpeshta me këtë material janë plotësuar nga spitalet rajonale. Ministri edhe këtë e quan problem artificial, raporton KTV.

Thotë se nuk i mbuluan plotësisht kërkesat, por se gjendja problematike po krijohet pa nevojë.

Vështirësitë në furnizim me barna janë theksuar nga fillimi i këtij viti, kur Ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër të menaxhojë buxhetin e QKUK-së.

Ky shërbim, ani pse me ligj parashihet të jetë organizatë e veçantë buxhetore, varet nga Ministria e Shëndetësisë se kur do të arrijë të furnizojë me barna, i cili aktualisht mbulon rreth 60 % të nevojave.

Exit mobile version