Ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu ka deklaruar për mediat se objekti i ri i Universitetit ”Nëna Terezë” (UNT) do të jetë gati brenda dy deri tre viteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka bërë të ditur se Universiteti i Evropës Juglindore i jep mbështetje të madhe universitetit të ri, kurse rektorati i UNT-së do të jetë te Lidhja e Sindikatave.
Lutfiu ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar rreth 80 studentë, ndërkaq pritet që ky numër të arrij në 150. Javën e ardhshme planifikohet të mbahet ora e parë akademike.
Megjithatë, kritikat ndaj këtij projekti nuk kanë të ndalur, pasi që konsiderohet si diçka ende inekzistente dhe me prapavijë politike.
Ndërkaq friga e studentëve të UEJL-së për një shkrirje të mundshme në UNT është duke u shfaqur në mënyra të ndryshme, përmes peticioneve dhe deklaratave kundërshtuese të studentëve./Telegrafi/