Telegrafi

Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe viziton Kosovën

Alan Duncan MP leaving No10 this afternoon 10/03/14

Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takojë zyrtarë të lartë, ndërmarrës, gazetarë dhe liderë të së ardhmes për të afirmuar angazhimin e vendit të tij për Ballkanin Perëndimor.

Në Prishtinë, ministri Duncan do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin për Komunitete dhe Kthim, ministrin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.