Telegrafi

Ministri Peleshi falënderon FSK-në dhe zjarrfikësit për ndihmë në luftimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë se tani situata mbi tunelin e Kalimashit është larg flakëve dhe tymit.

Peleshi në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar edhe trupat nga Kosova që kanë filluar angazhimin sot tek ‘Laku i Thive’.

Lexoni të plotë postimin e Peleshit:

Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakëve dhe tymit.

Pune heroike e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.

Mirënjohje

Falënderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kane filluar angazhimin sot tek Laku i Thive, Njësia Administrative Malzi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra

Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave. /Telegrafi/