Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”, organizim ky i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Agrokosova Holding, i cili kishte për qëllim promovimin e produkteve vendore, konkretisht qershisë.
Ministri Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutat e qershisë u shpreh i kënaqur duke theksuar se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve, në mënyrë që të lehtësohet puna e tyre.
Në këtë takim u tha se mbështetja për këtë sektor është më se e nevojshme. /Telegrafi/