Site icon Telegrafi

Peci: Lista “Guxo” as pro e as kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci thotë se Lista “Guxo” nuk ka qenë as kundër e as pro shtyrjes së zgjedhjeve.

“Në parim në nuk kemi qenë as pro as kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Ne më shumë kemi qenë ithtarë të asaj që të kemi një konsensus të subjekteve politike”, ka deklaruar në “Debat Plus”, Faton Peci.

Zyrtari i Listës “Guxo” thotë se asgjë të keqe nuk ka që presidentja dha një mendim të bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së.

“Prej se ne gjendemi në pandemi, shumica e vendimeve qeveritare nga të gjitha qeveritë janë shndërruar në vendime pas rekomandimeve të IKSHP-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Peci thotë se Presidentja dëshmoi që është e paanshme në vendimet e saj.

Ministri i Bujqësisë thotë se OBSH ka paralajmëruar se mund të kemi një vjeshtë të vështirë pasi sipas tij tashmë nëpër vende të ndryshme të botës po qarkullon edhe versioni “MU” i coronavirusit./Telegrafi/

Exit mobile version