Site icon Telegrafi

Ministri Peci dhe ambasadori gjerman Rohde flasin për potencialin e sektorit bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde dhe përfaqësuesin e GIZ-it, David Oberhuber takim ky në të cilin u konfirmua mbështetja gjermane ndaj institucioneve të vendit.

Të dyja palët shprehen vullnetin e mirë që të angazhohen në hartimin e strategjive për potencialin e lartë që Kosova ka në zhvillimin e sektorit bujqësor.

Së fundmi, ambasadori Rohde i ofroi përkrahjen e Ambasadës gjermane në të gjitha sferat të cilat i mbulon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Telegrafi/

Exit mobile version