Ai konsiderohet si një ndër aktorët më të suksesshëm të vitit të kaluar.
Është fjala për Jeton Zogianin, ku publiku e njeh më mirë me rolin e politikanit si Hakiu i serialit “O sa mirë”.
Por, Jetoni del të jetë i lidhur me politikan edhe në jetën reale. Në fakt, aktori ka festuar ndërrimin e motmoteve në shoqëri të Egzon Kelmendit, djalit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.
“E mshelëm këtë Vit të Ri me Egzonin, po ç’jemi dëfry, sot çdo gjë fillon nga zeroja”, ka shkruar Jetoni përbri fotografisë së publikuar në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/