Ministri i Punëve të Jashtme i Norvegjisë, Borge Brende, nesër (23 qeshor) do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të realizojë takim me homologun e tij në Maqedoni, Nikolla Dimitrov.
“Pritet që gjatë kohës së takimeve të shkëmbehen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, për ndihmën e Norvegjisë ndaj Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE si dhe për bashkëpunimin rajonal”, iformojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare, ministri norvegjez do të takohet edhe me Zoran Zaevin, Gjorge Ivanovin dhe Talat Xhaferin./Telegrafi/