Site icon Telegrafi

Ministri Nikolloski në Tetovë për të vizituar terrenin e dëmtuar nga lumi në Poroj

Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujësjellës, Ljupço Nikolloski nga radhët e LSDM-së dhe sekretari shtetëror Besir Jashari, sot do ta vizitojnë komunën e Tetovës ku do të bëhet inspektimi i dëmeve nga vërshimet e para dy ditëve në sipërfaqet e bujqësisë pas daljes së lumit nga shtrati në Poroj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata do të takohen poashtu edhe me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ku në ora 12:00 do të kenë takim në vendngjarje edhe do ta vizitojnë terrenin ku ka dalë lumi nga shtrati në fshatin Poroj, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version