Ministri i naftës në Arabinë Saudite, Khalid al-Falih, i ka thënë BBC-së se është i kënaqur që presidenti amerikan Donald Trump, ka në plan të ndjekë një politikë të orientuar në energji me shumë fosile.
Ai këmbënguli se ishte i qetë nga premtimi i Trumpit për të ndjekur pavarësinë energjetike dhe tha se Arabia Saudite ka investuar miliarda dollarë në industrinë e naftës amerikane, transmeton KP.
“Ne dëshirojmë të njëjtën gjë”, tha ministri i Naftës në Arabinë Saudite, duke mirëpritur epokën e Donald Trumpit.