Site icon Telegrafi

Ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, vizitoi Zhitoshën

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot vizitoi Stacionin policor në Prilep, në kuadër të vizitave të cilat realizohen në sektorët e punëve të brendshme në vend, me qëllim nga afër të njoftohet me gjendjen aktuale dhe me problemet me të cilat ballafaqohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas vizitës në SP Prilep, Ministri Nuhiu vlerësoi se gjendja e sigurisë në Prilep është stabile dhe qytetarët mund të jenë të qetë. Nuhiu vizitoi edhe disa familje të cilat janë në rrezik social në Prilep, ku shpërndau dhurata, si dhe realizoi një vizitë në Shkollën fillore ,,Liriaa’’ në fshatin Zhitoshë./Telegrafi/

Exit mobile version