Site icon Telegrafi

Ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, vizitoi refugjatët në Tabanoc

Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu, sot e vizitoi Qendrën tranzitore për strehim të refugjatëve në Tabanoc, ku janë të vendosur rreth 70 migrantë nga Lindja e Afërt, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vizitës, Ministri Nuhiu ishte i informuar nga ana e personave kompetent për situatën aktuale, si për punën e Qendrës ashtu edhe në lidhje me migrantët e vendosur në këtë objekt. Njëherit, Ministri Nuhiu shpërndau dhurata, ushqim dhe lodra për fëmijët refugjatë të vendosur në këtë Qendër./Telegrafi/

Exit mobile version