Site icon Telegrafi

Ministri i Mjedisit i Republikës Dominikane vritet në zyrën e tij – nga shoku i tij i fëmijërisë

Ministri i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar dhe vrarë në zyrën e tij nga një mik i ngushtë personal, thonë zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit.

Kështu, siç raportohet më tej, janë dëgjuar të paktën gjashtë të shtëna.

Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit – ai tani ndodhet në paraburgim ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

Orlando Jorge Mera

Në një deklaratë, familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.

Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e presidentit aktual Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik të vitit 2020.

Jorge Mera ishte djali i ish-presidentit Salvador Jorge-Blanco dhe një anëtar themelues i Partisë Revolucionare Moderne në pushtet (PRM).

Jorge Mera lë pas një grua – ambasadoren Domenikane në Brazil – dhe dy djem, njëri prej të cilëve është gjithashtu një ligjvënës. /Telegrafi/

Exit mobile version