Site icon Telegrafi

Ministri Mehaj priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, vlerësohet pjesëmarrja e FSK-së në Defender Europe -21

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, majorin Ben Corell, ndërsa biseduan për bashkëpunimin reciprok dhe pjesëmarrjen e FSK në Defender Europe -21.                                                                               

Mehaj e njoftoi gjeneralin Corell mbi zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes, për objektivat që ai ka parashtruar për FSK-në.

Ministri e vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë të deritashëm në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, me theks të veçantë për misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit të FSK-së përkrah Gardës Kombëtare të Ajovës në Kuvajt.

Po ashtu, ata biseduan edhe për agjendën e zhvillimit të ushtrimit “Defender Europe -21”, për rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës si shtet.

Gjenerali Corell vlerësoi sukseset e FSK-së, sidomos ato aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të programit të bashkëpunimit me Gardës Kombëtare të Ajovës, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës.

Të dy gjeneralët vlerësuan bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe GK të Ajovës, duke vlerësuar lartë mundësinë që ju ka dhënë FSK-së të jetë në mision paqeruajtës në Kuvajt, ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta të deritashme.

U vlerësua si shumë e rëndësishme për FSK-në  pjesëmarrja në ushtrimin fushor “Defender Europe -21”. /Telegrafi/

Exit mobile version