Telegrafi

Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, mori pjesë në tryezë të rumbullakët në Beograd

Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, mori pjesë në sofrën e lutjeve dyditore ballkanike, që u mbajt në Beograd, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes (MM), Jolevski ka mbajtur një fjalim, në kuadër të sesionit kryesor që ka qenë në fokus të nevojës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira të ndërsjella dhe përafrimit me fqinjët.

Gjithashtu, ministri Jolevski ka realizuar takime me përfaqësues të Kongresit amerikan, që ishin pjesëmarrës në këtë sofër, por edhe me pjesëmarrës tjerë të rajonit, të cilët ishin nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Shqipëria.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur tryeza e rumbullakët, ku është diskutuar për luftën kundër terrorizmit, si kërcënim kryesor për sigurinë. Pjesëmarrësit janë patuar për forcimin e bashkëpunimin në këtë sferë./Telegrafi/