Site icon Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes takohet me homologun e tij nga Turqia, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Sipas njoftimit për media, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, u prit me nderime të larta ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Trupa Muzikore e FSK-së.
Në njoftim thuhet se në takimin e përbashkëte të dy delegacioneve u prezantuan arritjet e përgjithshme të FSK-së, procesi i transformimit dhe perspektiva e zhvillimit sipas planeve të parapara.

“U bë prezantimi i bashkëpunimit të deritashëm në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë si dhe të dy ushtrive përkatëse, duke evidentuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë edhe në të ardhmen”, thekson njoftimi.

Sipas njoftimit të dy ministrat, Berisha dhe Akar, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive të mbrojtjes, në të cilën përfshihen fushat me interes të përbashkët të bashkëpunimit./Telegrafi/

Exit mobile version