Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë se të gjithë në NATO e BE, duhet të jenë të kujdesshëm e të qartë e t’i ‘kalibrojnë’ mirë qasjet dhe deklaratat që të mos mbeten të paqarta, sidomos në situata si ajo e pak javëve më parë, kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se, Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës.
Këto deklarata ai i bëri gjatë sesionit të bashkëpunimit NATO-BE në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve aleate në Bruksel.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë sesionit të bashkëpunimit NATO-BE në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve aleate në Bruksel – Të gjithë ne, në NATO apo edhe BE, duhet të jemi të kujdesshëm e të qartë e t’i ‘kalibrojmë’ mirë qasjet dhe deklaratat që të mos mbeten të paqarta, sidomos në situata si ajo e pak javëve më parë, kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës. Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës. /Telegrafi/