Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes: SHBA-të më rikonfirmuan mbështetjen në ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj ka mbajtur konferencë për media pas vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Mehaj tha se ka marrë mbështetje të fuqishme për Kosovën, nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

“Departamenti Amerikan i Mbrojtjes na ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën si partner dhe eksportues për paqe në nivel global. Gjithashtu mora rikonfirmimin e plotë drejt integrimit euroatlantik si dhe ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak”, ka thënë Mehaj.

Ai ka shtuar se në të gjitha takimet që ka pasur ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe më tej në të gjitha fushat.

“Ne do jemi përkrahë SHBA-së aty ku ka nevojë SHBA-ja”, ka thënë Mehaj. /Telegrafi/