Site icon Telegrafi

Ministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Karakachanov, nesër në vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai do të realizojë takim pune me nikoqiren, Ministren e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska dhe më pas do të ketë takime të dy delegacioneve dhe prononcime për mediat nga ministrat Sheqerinska dhe Karakachanov.

Ministri bullgar i mbrojtjes, Karakachanov do ta vizitojë edhe kazermën ‘Ilinden’ në Shkup, ku Regjimenti për operacione speciale do të kryejë ushtrim demonstrativ./Telegrafi/

Exit mobile version