Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot përmes video-lidhjes bisedoi me homologen e tij, ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac.
Ministrja Injac e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke shprehur vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19.
Ndërkaq, ministri Mehaj theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi.
Ai vlerësoi lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në njoftim thuhet se ministri Mehaj dhe ai i Malit të Zi, Injac u pajtuan që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave. /Telegrafi/