Site icon Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozic të premten në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të premten, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takim, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve,  do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media. /Telegrafi/

 

Exit mobile version