Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ngushëlluar ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin për vdekjen e nënës, Ajshe Veseli.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se Ajshe Veselin, do ta kujtojnë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

“E nderuara familje Veseli,

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.

Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.

Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/