Site icon Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori hungarez flasin për sigurinë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Joszef Bencze, ndërsa biseduan për sigurinë në rajon dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Ministri Mehaj e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e deritashme në Ministri dhe FSK, duke e njoftuar për objektivat  dhe prioritet që ai ka.

Mehaj vlerësoi lartë kontributin e Hungarisë  si në angazhimet në KFOR Kosovë dhe bashkëpunim   dypalësh të deritashëm në me të dy ministrive si dhe bashkëpunimin e mirë  në mes të FSK-së dhe ushtrisë së Hungarisë, me përkushtimin që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në interes të dy vendeve, në interes të sigurisë së përbashkët në rajon dhe me gjerë.

Ambasadori Benceze e vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm si shumë të mirë në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë në fushat me interes të përbashkët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version