Site icon Telegrafi

Ministri Mançevski rezultoi negativ në testin për COVID-19

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevskit sot në ‘Facebook’ bëri të ditur se ka rezultuar negativ në testin për coronavirus.

“Negativ dhe përfundimtare. Po dal, mjaft ishte. 5:0. Prej nesër në aksion”, shkruan Mançevski.

Ai ju bëri apel qytetarëve të mbajnë maskë dhe distancë, posaçërisht në vendet turistike.

“Keni kujdes. Mbani maskë dhe distancë. Të mos u gënjejë vera, posaçërisht në vendet turistike”, shkroi Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version