Site icon Telegrafi

Ministri Lutfiu u njoftua me projektin ‘Një hap drejt përmirësimit arsimor në Republikën e Maqedonisë’ (Video)

Unioni i Nxënësve Shqiptar realizoi sot një takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiun. Kryetarja e këtij unioni tha se gjatë takimit u diskutua për projektin që realizon UNSH-ja, që ka të bëjë me një aktivitet në nivel republikan.

“Diskutimi ishte mbi projektin e ri që e realizon UNSH në nivel republikan, projekti ‘Një hap drejt përmirësimit arsimor në Republikën e Maqedonisë’. Këtë bashkëpunim e priti z.Lutfiu shumë mirë dhe potencoi që do ta mbështes projektin dhe do të jetë pjesë e debateve që do të realizohen në gjitha qytetet e Maqedonisë, ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe”, ka deklaruar për Tv Shenja, Majlinda Çilafi, kryetare e UNSH-së.

Përveç kësaj, Çilafi tha se gjatë takimit të sotëm ata i parashtruan edhe disa kërkesa në emër të nxënësve shqiptar, me qëllim përmisimin e sistemit arsimor në Maqedoni.

“Neve i parashtruam edhe disa kërkesa, në emër të nxënëse shqiptarë. Kërkesa siç janë, përmbushja e kushteve elementare nëpër shkollat shqipe, pastaj propozuam edhe një formë tjetër të testimit eksern dhe disa kërkesa tjera, që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit arsimor në RM. Kërkesave ju përgjigj pozitivisht dhe tani mbetet të pritet për realizimin e tyre, ngaqë dihet edhe gjendja aktuale politike në vend”, ka shtuar ajo.

Nga UNSH bëjnë të ditur se projekti, ‘Një hap drejt përmirësimit arsimor në Republikën e Maqedonisë’, është projekt që realizohet në tre faza dhe faza e parë tashmë ka filluar në qytetin e Kumanovës dhe Gostivarit dhe i njejti do të vazhdoj edhe nëpër qytetet tjera. Pastaj faza e dytë e projektit do të vazhdoj në muajin prill, gjegjësisht do të jetë faza ku do të realizohen debatet me panelistë drejtorët e shkollave të mesme, përfaqësuesit e komunave dhe përfaqësues prej ministrisë. Ndërsa, faza e fundit do të jetë dhënia e alternativave dhe zgjedhjeve të mundshme si dhe rezultateve. Ndërkaq, Ministri Lutfiu nuk u prononcua në lidhje me këtë çështje./Telegrafi/

Exit mobile version