Telegrafi

Lutfi Zharku ishte për ngushëllime te familja e Lavdrim Muhaxherit? (Video)

Në ditët kur opinioni kosovar reagoi ashpër ndaj lajmërimit nga xhamia e Kaçanikut për vdekjen e njërit prej drejtuesve shqiptarë në ISIS, Lavdrim Muhaxherit, emisioni ‘Jeta në Kosovë’ ka mësuar se një ministër i Qeverisë në largim së Kosovës, Lutfi Zharku, ka qenë për ngushëllime në familjen e Muhaxherit.

Familja Muhaxheri kishte hapur derën për ngushëllime një ditë pas lajmit për vrasjen e tij.

I ftuar në debatin e ‘Jeta në Kosovë’, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha nuk, ka mundur ta konfirmojë këtë informatë. Por, ai tha se e dënon këtë akt, në rast se ministri me origjinë nga Kaçaniku ka vizituar familjen e Lavdrim Muhaxherit.

“Është qëndrim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është pozicionim i qartë krah koalicionin anti terror. Në qoftë se ka ndodhur është sinjal i kundërt me qëndrimin zyrtar të Qeverisë nëse konfirmohet hulumtimi juaj”, tha Hoxha. /KALLXO/