Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës dhe Komunën e Kamenicës.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Lluka do të takohet me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe më pas do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në fshatin Kitkë.
Agjenda e vizitës:
09:00 – Takimi me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati (Objekti i Komunës)
10:30 – Vizita e Projektit energjetik – Kitkë /Kamenicë.
14:00 – Vizita në Minierën e Artanës (Takim me menaxhmentin dhe minatorët). /Telegrafi/