Telegrafi

Pezullohet greva e minatorëve të Trepçës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me kryetarin e Këshillit Grevist të Minatorëve, Shyqeri Sadiku, mban një konferencë për media.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në konferencë do të shpalosen detaje të marrëveshjes së Qeverisë me përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës me të cilën pezullohet greva e tyre.

Konferenca mbahet sot me 13.07.2018 në ora 18:00, në mjediset e MZHE-së.