Site icon Telegrafi

Ministri Lluka angazhohet për zgjidhje të qëndrueshme për ndërmarrjeve publike

Nën drejtimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Komisioni Ndërministror për ndërmarrje publike me përbërjen e re ka mbajtur takimin e parë, ku janë shqyrtuar dhe janë marrë një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me këto ndërmarrje.

Në këtë takim Komisionit Ndërministror aprovoi raportet e Ndërmarrjeve Publike për vitet 2015 dhe 2016, ndryshimin e emrit të KRU Radoniqi në Gjakovë në KRU Gjakova dhe krijimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendrat Multifunksionale” SHA në Mitrovicë.

Kreu i MZHE-së në cilësinë e kryesuesit të këtij Komisioni duke komentuar raportet e Ndërmarrjeve Publike është shprehur i pakënaqur me performancën e tyre, andaj theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet në ditët në vijim. Ato janë proceduar në Qeveri ku pritet të përcaktohen dhe identifikohen problemet dhe të ndërmerren masat e duhura.

Në takimin e Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike morën pjesë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe Zëvendësministri i Financave, Mustafë Grainca. /Telegrafi/

Exit mobile version