Telegrafi

Ministri Likaj reagon pas rritjes së rasteve me COVID-19: Ka nevojë të mbajmë shkollat hapur

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka reaguar edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Ministri Likaj ka thënë se pavarësisht rritjes së rasteve Kosova duhet të mbaje shkollat të hapura.

Ai ka thënë se Ministria është e përgatitur edhe për skenarët tjerë por sipas tij këto mund të evitohen nëse mësimdhënësit, nxënësit e prindërit respektojnë në përpikëri masat kundër pandemisë.

“Rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten. Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë, sepse asnjë skenarë tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, por ju lutem nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave në përgjithësi, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë!”, ka shkruar Likaj.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive./Telegrafi/