Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur në takim zv/Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovcin me qëllim hedhjes së hapit të parë drejtë themelimit të programeve për seksionet stërvitore sportive në shkollat e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast është diskutuar dhe gjetur mirëkuptimi ndërministrorë mbi projekt idenë e zv/Ministrit Grabovci që Sportet Masovike Kosovare të kenë seksione stërvitore në 28 komunat të Republikës së Kosovës
“Projekti ka për qëllim avasimin e talentëve të sportit dhe bashkëpunimin në mes të mësimdhënësve të Edukates Fizike dhe trajnerëve sportiv nëpër komunat e vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/