Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi zyrtarisht sot ia dorëzoi detyrën ministrit të ri Liburn Aliu.
Fillimisht ish-ministri Abrashi i dëshiroi mirëseardhje ministrit Aliu, duke i dëshiruar suksese gjatë mandatit të tij.
Abrashi e njoftoi ministrin Aliu me projektet të cilat janë në proces.
Ndërsa, Aliu u zotua se do të realizojë projektet që i përkasin Ministrisë së Infrastrukturës. /Telegrafi/