Site icon Telegrafi

Ministri Lekaj tregon për projektet infrastrukturore që do të realizohen në Prizren

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se në Prizrenin historik do të gjejnë vend disa projekte infrastrukturore të financuara nga kjo ministri.

Sipas tij, me një buxhet të ndarë prej 1 milion e 400 mijë euro, gjatë 2019-së do të punohet në këto projekte, ndërtimi i rrugës në fshatin Zym dhe asaj Planej-Pashtrik, lidhja e zonës industriale dhe transitit me autostradën në hyrje të Prizrenit, asfaltimi i rrugës Lubizhdë-Skorobishdë dhe Prizren-Velezhë, rregullimi dhe zgjerimi i rrugës Planej-Liken i Hasit-Rënia e Dëshmorëve.

“Jemi pranë secilës komunë, për tu ndihmuar në plotësim të kërkesave infrastrukturore të qytetarëve”, ka shkruar ministri Lekaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version