Site icon Telegrafi

Ministri Lekaj: Do të vazhdojmë me vijëzimin e rrugëve, por varet nga moti

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për vijëzimin e rrugëve në territorin e Kosovës.

Lekaj ka thënë se nëse është moti i mirë do të vazhdojnë me vijëzim, e nëse jo atëherë deri në pranverë nuk do të munden të fillojnë që ta kryejnë këtë punë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Është problem. Jemi vonuar me procedurat që kemi pas. Janë nënshkruar kontratat. Nëse është koha e mirë ne do të vazhdojmë me vijëzim, por nëse jo deri në pranverë do të vazhdojmë në tërë territorin e Kosovës. Më vjen keq nga qytetarët, por nuk kemi mundur për shkak të procedurave”, ka thënë ministri Lekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version