Telegrafi

Ministri Lekaj: Presidenti e morri gjithë shportën me vezë të pashkëve (Video)

Një foto e presidentit të Kosovës Hashim Thaci në familjen e ministrit Pal Lekaj në ditën e pashkëve është komentuar në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjinit.

Në foton ku është edhe kryeministri, presidenti shihet me një shportë përplot me vezë të pashkëve.

Në traditë, mysafirët duhet që në ditën e pashkëve të marrin një ose dy vezë nga shporta të cilën ua ofron familja mikpritëse.

E gjithë situata është komentuar me humor nga ministri Pal Lekaj dhe autori i emisionit Arben Ahmeti. /Telegrafi/