Site icon Telegrafi

Ministri Lekaj e kryetari Tahiri takojnë pronarët e tokave kah do të kaloj rruga e re magjistrale Vushtrri-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të sot kanë takuar pronarët e tokave që preken nga rruga e re magjistrale Vushtrri-Mitrovicë dhe të cilët kanë pakënaqësi me vlerësimin e pronave por edhe me vonesat e pagesave.

Lekaj e Tahiri, i kanë inkurajuar pronarët e tokave që t’i realizojnë të gjitha të drejtat për pronat e tyre, por njëkohësisht kanë kërkuar nga ta që të mos e pengojnë realizimin e ndërtimit të rrugës.

Ministri Lekaj u zotua se të gjithë atyre pronarëve që u është bërë vlerësimi i pronave, shumë shpejtë do të kompensohen, derisa për ata që u janë drejtuar gjykatës, duhet ti presin vendimet.

Duke u zotuar se do ti mbështesë të gjitha kërkesat e banorëve për kompensim nga qeveria e Kosovës, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri ka kërkuar mirëkuptim nga pronarët që të mos pengojnë zhvillimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm jo vetëm për Vushtrrinë, por për gjithë rajonin.

Ndërsa banorët kanë kërkuar që tu bëhet pagesa për vendimet që kanë marrë për kompensim nga Qeveria e Kosovës, e po ashtu edhe tu krijohet qasje fshatrave Sllatinë e Banjskë në rrugën e re. /Telegrafi/

Exit mobile version