Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi vizituan sot Spitalin Pediatrik-Kirurgjik,Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Qendrën Emergjente në QKUK.
Përmes një njoftimi në Facebook thuhet se Latifi falënderoi personelin shëndetësor dhe atë mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetaravë shërbime shëndetësore në çdo kohë.
“Gjatë kësaj vizite, në diten e festës së Bajramit, Ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre. Ministri Latifi ka shprehur përkushtimin e tij për transformimin e sistemit shëndetësor, duke pasur prioritet kryesor pacientin dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe, gjithashtu, përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies për profesionistët shëndetësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/