Gjatë qëndrimit në Festivalin e Kanës, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga fondi më i madh evropian i filmit, Eurimages.
Sipas lajmit të postuar në faqe të Ministrisë, Gashi është takuar me drejtorin e Eurimages, Roberto Ola, me të cilin bisedoi për procedurat e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë.
Eurimages është fondi i Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin, shpërndarjen, ekspozimin dhe digjitalizimin e veprave kinematografike evropiane.