Telegrafi

Ministri i Kulturës, Allagjozovski pyet se me çka u solidarizuan mbrëmë aktorët e TKM-së

Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski vlerëson se veprimi i mbrëmshëm i aktorëve të TKM-së, të cilët nuk e realizuan shfaqjen “Toka e askujt”, në shenjë solidariteti me aktorin Vllado Jovanovski, është një dëshmi shtesë se Maqedonia akoma nuk është e çliruar nga partizimi shumëvjeçar në sferën e kulturës.

“Vlerësoj se çdo qëllim i ngjashëm në të ardhmen nuk do të jetë i mirë as për zhvillimin e kulturës, e as në demokratizimin e institucioneve të kulturës. Me kë dhe me çka saktësisht u solidarizuan mbrëmë aktorët?”, pyeti Allagjozovski gjatë konferencës për shtyp në TKM./Telegrafi/