Site icon Telegrafi

Ministri i kulturës Ademi u takua me kolegun e tij nga Kosova Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot në Prishtinë kishte takim pune me ministrin e kulturës së Kosovës Kujtim Gashi, ku janë dakorduar që ta thellojnë bashkëpunimin.

Siç kumtoi Ministria e Kulturës, Ademi në konferencë ka shprehur kënaqësi që vizitën e parë jashtë shtetit e ka në Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për ne jo vetëm që është shtet fqinj, por edhe vend që kemi lidhje kombëtare, familjare por edhe lidhje kulturore”, ka thënë ministri Ademi.

Ministri i Kosovës Gashi ka thënë se janë pajtuar që në shtator të nënshkruajnë kalendar të përbashkët të aktiviteteve me çka do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Pas takimit zyrtar, dy ministrat e kanë vizituar parkun arkeologjik “Ulpiana”./Telegrafi/

Exit mobile version