Ministri i Jashtëm kroat, Miro Kovaç, ka thënë se Kroacia nuk do të lejojë përfundimin e negociatave për kapitujt 23 dhe 24 mes Bashkimit Europian dhe Serbisë nëse kjo e fundit nuk e ndryshon Ligjin për juridiksionin rajonal që konsiderohet në kundërshtim me bashkëpunimin rajonal.
Madje, në një intervistë për agjencinë e lajmeve N1, Kovaç ka thënë se Serbia njëherë e përgjithmonë duhet të largohet nga retorika e Slobodan Millosheviq, njofton Klan Kosova.
Autoritet serbe duhet ndalur propagandën sikur ajo e viteve të 90-ta nën regjimin agresor të Millosheviqit, ka deklaruar Kovaç.
“Thjesht ndaleni. Ne nuk tolerojmë retorikë të tillë”, ka thënë pos tjerash Kovaç.