Në një seri përplasjesh midis presidentit kroat, Zoran Milanoviq dhe kryeministrit, Andrej Plenkoviq, doli një detaj i pabesueshëm se Milanoviq donte të dërgonte trupa përtej kufirit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pas incidentit të djeshëm në Pozhegë, kur Milanoviqi përdori kompetencat e komandantit të përgjithshëm si hakmarrje për pensionimin e një brigadieri të dashur dhe ndaloi fjalimin drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Mario Banozhiq, ky i fundit zbuloi disa sekrete të të parit të shtetit kroat si dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Kroacisë, Roberta Hranja.
Banozhiqa i kërkoi Hranjas të jepte dorëheqje pasi i ishte bindur Milanoviqit për të dërguar ushtrinë përtej kufirit në Bosnje-Hercegovinë, raporton jutarnjilist.
“Edhe pa dijeninë dhe miratimin tim, keni menduar të dërgoni ushtrinë përtej kufirit në Bosnje-Hercegovinë. Ne e shmangëm skandalin në minutën e fundit”, tha ministri i zemëruar duke treguar se e kishte kritikuar ushtarakun.
Mbeti e paqartë se kur duhej të ndodhte kjo dhe nëse lidhej me krizën e emigrantëve apo diçka tjetër, por padyshim që është një skandal i madh që deri tani ka qenë larg syrit të publikut.
Në mars të vitit 2020, Hranja u bë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate gjersa deri më tani ka pasur shumë skandale duke shkuar edhe në ahengjet e organizuara nga Dragan Kovaçeviq, i cili është dënuar penalisht për disa krime. /Telegrafi/