Site icon Telegrafi

Ministri Krasniqi takohet me kryetarine Lipjanit, diskutojnë mbi projektet komunale

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, me të cilin kanë diskutuar për projektet komunale, bashkëpunimin në mes të Komunës dhe Qeverisë si dhe për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Krasniqi dhe Ahmeti kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.

Gjithashtu, kanë vizituar disa nga projektet e financuara nga MAPL, asfaltimi i rrugëve në Lipjan dhe Hallaq i Vogël, rregullimi i hapësirave publike dhe shtratit të lumit Janjevka në lagjen e Konjuhit në Lipjan.

Exit mobile version