Futbollisti i Ferronikelit mbrëmë ka ndërruar jetë derisa ai ishte duke luajtur futboll të vogël.
I pari i sportit të Kosovës, ka thënë se lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë futbollistët, trajnerët dhe futbolldashësit kosovarë.
“E nderuara familje Shabani.
Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e djalit tuaj, futbollistit të ri e të talentuar Triumf Shabani. Vdekja e tij është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe sportin në përgjithësi.
Triumfi ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të Feronikelit, në sukseset që kjo skuadër ka treguar në futbollin e Kosovës. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë futbollistët, trajnerët dhe futbolldashësit kosovarë. Triumfi do të jetë një emër i veçantë për futbollin e Kosovës dhe sportistët do ta kujtojnë atë gjithmonë, duke marrë nga ai modelin e një të riu që punon shumë për suksese në jetën e tij në futboll dhe fusha tjera.
Andaj, e nderuara familje Shabani, Klub i Futbollit Feronikeli, futbollistë e sportistë, pranoni ngushëllimet e mia me të sinqerta për këtë humbje të madhe”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të Ministrit Krasniqit. /KP/Telegrafi/